Arrestohet Luigi Sartor, ish- futbollist i Juves, kultivoi një serë marijuane

Arrestohet Luigi Sartor, ish- futbollist i Juves, kultivoi një serë marijuane

13:24, 16/02/2021

Ish-futbollisti i Juves, Interit, Romës dhe Parmës, Luigi Sartor është arrestuar të premten (12 shkurt) nga Guardia di Finanza e Parmës.

Sipas policisë ata e gjeten ish-futbollistin së bashku me bashkëpunëtorët e tij ndërsa po kujdeseshin për serën e tij, në të cilën gjindeshin 106 bimë marihuanë, që ai kishte vendosur ti rriste në një vilë të braktisur në Lesignano Palmia, një fshat i vogël në malet e Parmës.

 Për disa kohë hetuesit kishin qenë duke hetuar aktivitetin që ndodhte brenda asaj vilë krejtësisht të pabanuar.

Përveç kësaj, gjatë natës, nga të çarat e ndërtesës shkëlqenin dritat e ndriçimit të brendshëm dhe jashtë mund të perceptonit një erë të veçantë.

E gjithë kjo nisi kur agjentët gjatë një kontrolli rutinë të makinës së ish-futbollistit ditë më parë, ku kishin ndjerë erën e marijuanës brenda në makinë.

Ish-futbollisti tani është në arrest shtëpie.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco