VIDEO/ 'Lëre Messin rehat, hajdut' – Presidenti i PSG-së pritet me fyerje në Barcelonë

VIDEO/ 'Lëre Messin rehat, hajdut' – Presidenti i PSG-së pritet me fyerje në Barcelonë

13:05, 16/02/2021

Tifozët e Barcelonës e kanë pritur me fyerje dhe reagime të ashpra presidentin e Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, në prag të përballjes në 1/8 e Champions Leagues.

Sigurisht që fyerjet e tifozëve katalanas lidhen për shkak se Al-Khelaifi dëshiron që të joshë me miliona Lionel Messin duke e transferuar tek PSG-ja.

 “Lëre Messin rehat, hajdut!” dëgjohet në video duke bërtitur një tifoz i Barçës referuar presidentit të PSG-së.

“Bir bushtre!” ishte një ofendim tjetër drejtuar atij.

Ndërsa një tjetër i kërkoi para miliarderit të klubit francez: “M’i jep 1 milion euro”.

Messi verën e kaluar kërkoi largimin nga “Camp Nou” dhe në qershor do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me klubin e Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco