Rummenigge flet hapur: Messi nuk ka shanse të vijë tek Bayerni

Rummenigge flet hapur: Messi nuk ka shanse të vijë tek Bayerni

11:54, 16/02/2021

Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur rreth situatës së Lionel Messit

Gjatë një interviste për gazetën italiane, “Corriere”, Rummenigge tha se skuadra e Bayernit nuk është në garë për t’i siguruar shërbimet e Lionel Messit.

Sipas 65-vjeçarit, Messi nuk ka shanse të nënshkruajë me klubin nga Bundesliga, duke u bazuar në kontratën e fundit që iu publikua yllit argjentinas.

“Kam qeshur kur e kam parë kontratën e Messit me Barcelonën. Unë mund t’i them vetëm faleminderit, sepse te Bayerni nuk ka shanse ta marrë një kontratë të tillë astronomike. Mendoj se kjo situatë rreth këtyre pagave duhet të ndryshojë”, ka thënë Rummenigge.

Kujtojmë se Lionel Messi pritet të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni dhe destinacioni i tij pritet të jetë Franca (Paris Saint-Germaini)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco