Parashikimi/ Zbulohet skuadra surprizë që do të shpallet kampione në La Liga

Parashikimi/ Zbulohet skuadra surprizë që do të shpallet kampione në La Liga

10:42, 16/02/2021

Sezoni 2020/2021 ka hyrë në fazën finale dhe kryesuesit në ligat kryesore evropiane, por përpiqen të qëndrojnë lider deri në javën e fundit.

Por kush do të shpallet kampion në La Ligën spanjolle?

Kësaj pyetje i jep përgjigje CIES Football Observatory (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive) e cila ka parashikuar skuadrën kampione.

“Projeksioni është kalkuluar duke përdorur modelin statistikor duke marrë për bazë goditjet në kuadratin e portës dhe përpjekjet nga brenda zonës apo golat e shënuar, kontrolli i topit, si edhe pasimet e skuadrave dhe kundërshtarëve të tyre në 1/3 e pjesës kundërshtare të fushës”, thuhet në shpjegimin e tyre.

Parashikimi e shpall Atletico Madridin kampion për herë të parë që nga sezoni 2013/2014. Në krahun tjetër, Barcelona, Real Madridi dhe Sevilla, do të përfundonin në top-katërshe, kurse Huesca, Real Valladolid e Elche, do të bien nga liga.

Parashikimi për La Liga: Atletico Madridi do të shpallet kampion

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco