Ndeshje ‘dramatike’/ Rezultat i pabesueshëm në Bayern Munchen-Arminia Bielefeld

Ndeshje ‘dramatike’/ Rezultat i pabesueshëm në Bayern Munchen-Arminia Bielefeld

22:46, 15/02/2021

Në historinë e saj, Arminia Bielefeld nuk kishte fituar kurrë kundër Bayernit në Mynih dhe në mbrëmjen e kësaj të hëne flirtoi shumë me suksesin, por Bayerni nuk ia dha këtë shans.

Në një ndeshje të çmendur, Arminia që lufton për të qëndruar mes më të mirave duket se shfrytëzoi maksimalisht lodhjen e Bayernit në Botërorin e Klubeve, kur në pjesën e parë kryesoi deri në 0-2 falë golave të Vlapit dhe Pieperit.

Por Bayerni ka zgjidhje të pafundme dhe pavarësisht mungesave, shkurtoi shumë shpejt diferencën në fillimin e së dytës me Lewandowskin.

Ishte fillimi i 20 minutave të çmendura, që pa dhe njëherë Arminian të rikthehej në epërsi të dy golave me Gebauerin (1-3), përpara se Tolisso në të 57-tën dhe më pas Davies në të 70-tën, t’i çonin shifrat në 3-3.

Arminia, në rrugën e saj drejt historisë, u frenua dhe nga një pozicion jashtë loje, por edhe një pikë e marrë në Mynih ndaj Bayernit për një skuadër si Arminia vlen sa një fitore edhe pse fitoren këtë herë e përkëdheli.

Një frenim për Bayernin që, gjithsesi, e mban në +5 nga Leipzigu në renditje, që pavarësisht afrimit me kreun do ta ketë të vështirë të mbajë të njëjtin ritëm me Bayernin deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco