Superliga luhet në fundjavë, kalendari i ndeshjeve të javës së 20-të

Superliga luhet në fundjavë, kalendari i ndeshjeve të javës së 20-të

21:57, 15/02/2021

Ndeshjet e Kategorisë Superiore rikthehen në fundjavë pas shtyrjes së sfidave të mesjavës për shkak të kushteve të vështira klimaterike.

Kështu, të shtunën janë programuar për t’u zhvilluar 3 ndeshje të vlefshme për javën e 20-të, Tirana-Teuta, Laçi – Kastrioti dhe Apolonia – Bylis, të gjitha në orën 13:00.

Tri sfida me shumë rivalitet, ndër të cilat spikat ajo e “Niko Dovanës”.

Të dielën ndeshja e parë e Superiores do të jetë Skënderbeu – Vllaznia, ndërsa në 16:00 java mbyllet me supersfidën Kukësi-Partizani, që do të luhet në “Elbasan Arena”, në orën 16:00.

E shtunë, 20 shkurt

Tirana-Teuta                   13:00

Laçi-Kastrioti                  13:00

Apolonia-Bylis                13:00

E diel, 21 shkurt

Skënderbeu-Vllaznia       13:00

Kukësi-Partizani              16:00

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco