Klopp nuk largohet nga Liverpooli: S' kam nevojë për pushim, jam plot energji

Klopp nuk largohet nga Liverpooli: S' kam nevojë për pushim, jam plot energji

21:22, 15/02/2021

Jurgen Klopp mohon me forcë zërat se ai po mendon të largohet nga Liverpooli.

Trajneri i gjerman u shpreh qartë për këtë temë para sfidës me Leipzigun në Champions: “Nuk kam nevojë për pushim. Askush nuk duhet të shqetësohet për mua. Mund të mos dukem në formën më të mirë, sepse nuk jam i freskët, mjekra ime po bëhet më e thinjur, nuk fle shumë, sytë e mi janë kështu, por jam plot energji. Ajo që pamë në fushë kundër Leicester City-t nuk pasqyron rezultatin”.

Duke iu referuar serisë negative në ndeshjet e fundit, Klopp analizon: “Pësuam gjithsej shtatë gola, duke shënuar vetëm dy. Kjo ndodhi për shkak të gabimeve individuale, kemi biseduar për këtë. Gjatë sezonit ndodhën shumë gjëra. Kemi pasur disa ndeshje jo shumë të mira, por kohët e fundit performancat janë përmirësuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco