Parashikimet/ Ekipet që do të fitojnë titullin kampion në kampionatet më të forta në Evropë

Parashikimet/ Ekipet që do të fitojnë titullin kampion në kampionatet më të forta në Evropë

19:51, 15/02/2021

Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES), sipas një algoritmi që merr parasysh gjuajtjet në portë, goditjet e pësuara, posedimin e topit, pasimet e kryera dhe ato të bëra nga kundërshtarët në sektorë të ndryshëm të fushës, ka bërë parashikimin për renditjen përfundimtare të ligave më të forta europiane.

Sipas CIES, në Serinë A do të shpallet kampion Interi me 81 pikë.

Milani do ta mbyllë në vendin e dytë me dy pikë më pak se zikaltrit.

Më pas ndjekin Juventusi me 78 pikë dhe Napoli me 76. Në vendin e pestë dhe të gjashtë, Roma, Atalanta dhe Lazio.

Në Serinë B, sipas logaritmit të CIES, do të bien Parma, Cagliari dhe Crotone.

Në Serinë A do të promovohen drejtpërdrejt Monza dhe Empoli.

Në Premier League, sipas CIES, kampionatin do ta fitojë Manchester City, në vendin e dytë Manchester United, ndjekur nga Liverpooli dhe Chelsea.

Atletico e Madridit do të fitonte La Liga, me Barcelona në vendin e dytë, të ndjekur nga Reali dhe Sevilla.

Asnjë surprizë në Bundesligë, ku do të shpallet kampion Bayerni, ndërsa në Ligue 1 Lyoni do të thyente hegjemoninë e PSG-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco