Marash Kumbulla në dyshim për ndeshjen e Ligës së Europës

Marash Kumbulla në dyshim për ndeshjen e Ligës së Europës

18:00, 15/02/2021

Marash Kumbulla nuk u përfshi ditën e djeshme në listën e të grumbulluarve nga trajneri i Romës, Fonseka, për ndeshjen e kampionatit  ndaj Udineses.

Mbrojtësi ka pasur një problem fizik dhe qëndroi jashtë për të mos rrezikuar, ndërsa edhe sot 20-vjeçari ka kryer stërvitje individuale dhe nuk ka qenë me pjesën tjetër të grupit.

Kumbulla i frikësohet një dëmtimi të mirëfilltë, ndaj është duke u ruajtur dhe nuk kërkon të sforcohet.

Mungesa në seancën e sotme stërvitore e bën të dyshimtë pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Bragës.

Megjithatë, ka ende kohë për trajnerin portugez të vendosë, ndërsa nëse nuk ia del në Europë, atëherë Kumbulla pritet të jetë gati për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Beneventos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco