VIDEO/ UEFA prezanton topin e ri të Champions League

VIDEO/ UEFA prezanton topin e ri të Champions League

16:56, 15/02/2021

Nesër, më datë 16 shkurt 2021, rikthehet magjia e Champions Ligës, ku janë planifikuar të zhvillohen 2 sfidat interesante të vlefshme për  raundin e 1/8-ve.

Barcelona-PSG dhe Leipzig-Liverpool janë 2 takimet që do të ngrenë siparin e kësaj faze.

Siç ndodh zakonisht, një ditë para zhvillimit të ndeshjeve, UEFA prezanton topin me të cilin do të luhen sfidat me eliminim direkt.

Ky vit përkon dhe me 20-vjetorin e krijimit të topit me “yll’ të dizenjuar, i cili ka plot dy dekada që është bërë pjesë e futbollit.

Kështu, koncepti i ri përfshin një referencë nga 20 finalet e luajtura në këtë kompeticion, ndërsa është inspiruar nga logo e Champions League.

Përmes një postimi në “Instagram”, UEFA ka prezantuar kështu klubeve dhe tifozëve topin e ri, i cili duket me të vërtetë i veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco