FOTO/ Odise Roshi huazohet te skuadra hungareze

FOTO/ Odise Roshi huazohet te skuadra hungareze

16:25, 15/02/2021

Tashmë është zyrtare, Odise Roshi transferohet në formulën e huazimit nga Ahmat Grozni tek skuadra e Superligës hungareze, DVTK.

Anësori i Kombëtares shqiptare do të kryejë vizitat mjekësore ditën e martë.

Ky transferim u krye me kërkesë të trajnerit të klubit hungarez, Zorann Zekiç.

Roshi me klubin e Ahmat Groznit është aktivizuar në total këtë sezon në 6 sfida, teksa është duke rifituar formën optimale, pas dëmtimit që e mbajti jashtë për një kohë të gjatë.

29-vjeçari ishte pjesë e skuadrës ruse që prej vitit 2016 ku në total numëron 84 ndeshje dhe 11 gola.

Roshi transferohet tek skuadra e VDTK në Superligën hungareze, e cila renditet në vendin e fundit në klasifikim.

Lajmin e huazimit të lojtarit të Kombëtares e ka bërë publike vetë klubi i VDTK në sajtin e saj zyrtar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco