Rikthehet nga dëmtimi/ Koeman: Pique është gati për sfidën kundër PSG-së

Rikthehet nga dëmtimi/ Koeman: Pique është gati për sfidën kundër PSG-së

15:12, 15/02/2021

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman na ka treguar se mbrojtësi Gerard Pique do të rikthehet në fushë në përballjen ndaj Paris Saint Germain.

Pavarësisht mungesave të shumta, Pique duket se është rikthyer nga dëmtimi dhe pritet të luajë si titullar në ndeshjen e parë në “Parc des Princes” e vlefshme për fazën e 1/8 në Champions League.

Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman.

“Pique është mirë fizikisht, është stërvitur mirë me shokët e tjerë të skuadrës në pesë ditët e fundit”, tha Koeman.

“Ne jemi optimist për Pique në bazë të asaj që kemi parë, tani do presim edhe një ditë dhe të vendosim nëse do të jetë titullar”, përfundoi Ronald Koeman.

Ndërsa, mjekët kanë deklaruar se Araujo nuk është ende i gatshëm të jetë titullar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco