Katastrofë për Realin/ Carvajal pritet të mungojë dy muaj

Katastrofë për Realin/ Carvajal pritet të mungojë dy muaj

15:08, 15/02/2021

Carvajal e pëson keq pasi mund të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth dy muaj.

Lojtari i Real Madridit ka pësuar një dëmtim të muskujve në kofshën e djathtë, sipas raportit mjekësor të lëshuar nga klubi.

Carvajal pritet që të humbasë pesë ndeshje në kampionat (Valladolid, Real Sociedad, Celta dhe Atlético), duke përfshirë derbin e 7 marsit dhe raundin e “nokautit” për Ligën e Kampionëve kundër Atalantës. Ndeshja e fundit në La Liga, para pushimit për ekipet kombëtare, është më 20 ose 21 mars kundër Celta në “Balaídos”.

Për Carvajal ky është dëmtimi i katërt që pëson në këtë sezon me fanellën e Real Madridit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco