Drejtuesit e Juves shpërthejnë ndaj gjyqtarit: Të të vijë turp!

Drejtuesit e Juves shpërthejnë ndaj gjyqtarit: Të të vijë turp!

11:46, 15/02/2021

Pas debatit në distancë mes Andrea Agnellit dhe Antonio Contes të martën e kaluar në sfidën e Kupës së Italisë Juventus-Inter, drejtuesit e bardhezinjve janë bërë sërish protagonistë këtë fundjavë në Napoli.

Kamerat e stadiumit “Diego Armando Maradona” fokusuan dyshen Pavel Nedved dhe Fabio Paratici të shpërthenin ashpër ndaj arbitrit të ndeshjes Napoli-Juventus, në momentin e një dyshimi për faull nga ana e anësorit të vendasve, Di Lorenzo.

Ky i fundit ishte ndëshkuar njëherë me karton të verdhë dhe drejtuesit e bardhezinjve, por edhe pankina, reaguan ashpër duke kërkuar kartonin e dytë të verdhë për anësorin e Napolit, megjithatë arbitri nuk u ndikua aspak.

“Turp Calvarese, turp të të vijë. Si dreqin nuk e ndëshkon me karton”, dëgjohet të thërrasin me zë të lartë dy drejtuesit e Juves nga tribuna e stadiumit në Napoli.

Videoja është bërë menjëherë virale, ndërsa me dyshen Nedved-Paratici pritet të merret sërish Gjykata Sportive, e cila i ka pezulluar e dënuar edhe herë të tjera gjatë këtij sezoni, për sjellje të pahijshme ndaj arbitrave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco