Dardanët do të përballen me Luksemburgun dhe Sllovakinë

Dardanët do të përballen me Luksemburgun dhe Sllovakinë

10:40, 15/02/2021

Kombëtaren e Kosovës në basketboll e pret një javë vendimtare në parakualifikimet për Kupën e Botës 2023.

Dardanët do të përballen me Luksemburgun dhe Sllovakinë, takime këto që zhvillohen më 18 shkurt, respektivisht më  20 shkurt.

Të gjitha ndeshjet e dritares së tretë të grupit B, do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. 

Nën drejtimin e përzgjedhësit, Christos Marmarinos, Kosova ka nisur grumbullimin prej javës së kaluar, ndërsa në radhët e tyre mbretëron optimizëm për të kaluar grupin.

Pjesë e këtij grupi është edhe Islanda që ndodhet e para me tri fitore dhe një humbje, Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy fitore dhe po aq humbje, ndërsa Luksemburgu është me një fitore dhe tri humbje. 

Për të kaluar grupin, djelmoshave tanë iu duhet të shënojnë fitore në të dyja ndeshjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco