Interi përfiton nga gafa e Milanit, mposht Lazion dhe merr kreun e Serie A

Interi përfiton nga gafa e Milanit, mposht Lazion dhe merr kreun e Serie A

22:56, 14/02/2021

Interi merr komandën e Serisë A. Skuadra e Antonio Contes arriti të mposhtë Lacion me rezultatin 3-1.

Zikaltërit  ndalën vrullin e frikshëm të kryeqytetasve, që vinin pas 5 fitoresh radhazi në kampionat, teksa parakaluan Milanin në renditje, që u mund dje nga Spezia 2-0.

Dopjeta e Lukakut dhe goli i Lautaro Martinez, i dhuruan 3 pikë të arta interistëve, që e shohin veten në krye me 1 pikë më shumë se kuqezinjtë e Piolit.

Si për ironi të fatit, sfida e radhës do të verë përballë Milanin dhe Interin.

Ky takim është planifikuar të zhvillohet ditën e diel në orën 15:30, teksa pritet të jetë jo pak përcaktues për sa i përket fateve të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco