La Liga/ Real Madridi kalon pa problem Valencian

La Liga/ Real Madridi kalon pa problem Valencian

18:21, 14/02/2021

Reali i Madridit ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj Valencias në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

Skuadra madrilene e përfundoi takimin që në pjesën e parë, ku i pari shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema në minutën e 12-të, dhe më pas dyfishimi i rezultatit dhe vulosja e takimit u bë nga Toni Kros në minutën e 42-të.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për skuadrën merengues, e cila me këtë sukses renditet në vendin e dytë në kuotën e 49 pikëve, me 5 pikë diferencë nga kryesuesit e Atleticos së Madridit (Atletico ka 2 ndeshje më pak).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco