Premierligë/ Hap flas i Manchester United në transfertë me WBA

Premierligë/ Hap flas i Manchester United në transfertë me WBA

17:28, 14/02/2021

Manchester United “hap” krahun në garën për titull. Tjetër hap fals i “Djajve të Kuq”, të cilët në javët e fundit kanë humbur shumë terren ndaj Manchester City-t kryesues dhe tashmë e shohin veten 7 pikë prapa me një ndeshje më shumë të luajtur.

Skuadra e Solskjaer nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën përballë West Bromwich Albion.

Sulmuesi i ardhur në huazim nga Galatasaray në merkaton e dimrit, Mbaye Diagne, kaloi në epërsi WBA-në pa u mbushur ende dy minuta lojë.

Por United arriti të gjente baraspeshën me Bruno Fernandes në minutën e 45-të.

U duk sikur pjesa e dytë do të sillte edhe përmbysjen e skuadrës së Solskjaer, por Manchester United, nuk arriti dot të shënonte edhe golin e dytë, duke u larguar vetëm me 1 pikë nga kjo transfertë.

Ndërkohë që skuadra e Sam Allardyce mori një pikë të artë në garën për mbijetesë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco