VIDEO/ Mehmeti protagonist për ekipin e tij, shënon gol në fitoren me përmbysje

VIDEO/ Mehmeti protagonist për ekipin e tij, shënon gol në fitoren me përmbysje

15:03, 14/02/2021

Mesfushori i talentuar shqiptar Anis Mehmti ka gjetur rrugën e rrjetës në Angli me skuadrën e Uajkomb, në Championship.

Talenti 20-vjeçar ka shënuar në përmbysjen  e skuadrës së tij ndaj Hadersfilldit, ku fillimisht ndodheshin në një disavantazh të dyfishtë.

Hadersfilldi shënoi dy herë me Bakuma në minutën e 18’ dhe Mbenza në minutën e 41’. Megjithatë ishte Mehmeti që i hapi rrugën përmbysjes së Uajkomb. Shqiptari shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 47’, teksa futet bukur në zonë dhe lëshon një gjuajtje të fortë me të majtën, e cila përfundoi në rrjetë.

Jakobson në minutën e 63’ dhe Knajt në minutën e  87’, përmbysën rezultatin, duke i dhënë Uajkombit fitoren.

Ky është goli i dytë për Mehmetin këtë sezon, pas atij të shënuar në barazimi 1-1  ndaj QPR në dhjetor të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco