Gattuso? Mustaqet? Faji i briskut të Valerio Fiorit, dukem si...

Gattuso? Mustaqet? Faji i briskut të Valerio Fiorit, dukem si...

14:14, 14/02/2021

Trajneri i Napoli, Gennaro Gattuso i habiti të gjithë ditën e djeshme me pamjen, ndaj skuadrës së Juventusit.

Tekniku italian, e kishte hequr mjekrën e tij, teksa kishte lënë mustaqe. Për këtë Gattuso tha: “A doni të qeshni?  Unë nuk doja të shkoja te berberi, pasi ai flet shumë, ndërsa unë doja të isha i qetë. Kështu që i mora briskun Valerio Fiorit (zv. trajneri i Napolit). Me atë bëra një vrimë në krahun e djathtë të fytyrës, duke u dëmtuar, mendoj se briskun nuk e kishte përdorur që nga viti 2003. Me mustaqe ngjaj si Buzzanca te filmi ‘Arbitri’”.

Gattuso shpëtoi stolin me fitoren ndaj Juventusit, pasi në rast të një humbje ndaj bardhezinjve, do të sillte shkarkimin e trajnerit, për të cilin flitej prej kohësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco