Kumbulla i pafat, Fonseca e lë jashtë për ndeshje në Serie-A

Kumbulla i pafat, Fonseca e lë jashtë për ndeshje në Serie-A

13:56, 14/02/2021

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla nuk është grumbulluar nga trajneri Fonseca për sfidën e ditës së sotme ndaj Udinezes.

Djaloshi nga Malësia e Madhe ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk ka mundur të jetë i pranishëm në fushë, për të ndihmuar skuadrën.

21 vjeçari është në dyshime edhe për ndeshjen ndaj Bragës të enjten në Europa Ligë. Pritet që lojtari të kryejë ekzaminime mjekësore të detajuara, për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe kur mund të rikthehet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco