Çobani ngre dyshime: Ndaj Partizanit, nuk ishte Kastrioti i javëve të fundit

Çobani ngre dyshime: Ndaj Partizanit, nuk ishte Kastrioti i javëve të fundit

12:36, 14/02/2021

Kastrioti ka zhvilluar paraqitje shumë të mira në kampionat, duke i hapur probleme skuadrave të mëdha.  Vetëm një javë më parë skuadra krutane mundi Kukësin me rezultatin 1-0.

Kastrioti ndodhet në mesin e tabelës dhe tashmë mbijetesa duket e siguruar. Por, këtu vjen dhe pjesa më e vështirë pasi gjithmonë do të ketë diskutime për këtë skuadër në saj të rezultateve që do të nxjerrë me ekipet që kërkojnë titullin kampion.

Në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit erdhi humbja në shifrat 0-3, duke u shpërbërë tërësisht ndaj të kuqëve. Për këtë arsye, specialisti i futbollit, Artur Çobani, ka ngritur dyshimet e tij në “Fair Play” që drejtohet nga Enkeleida Zeko se Kastrioti mund të ndryshojë impenjimin në bazë të emrit të kundërshtarit.

“Të lavdërosh Kastriotin pas humbjes 0-3 me Partizanin… Nuk e errësoj aspak fitoren e Partizanit, por një rezultat i tillë mua më lë shije të hidhur. Nuk ishte aspak Kastrioti i javëve të fundit. Kishte mungesa? Nuk janë shumë të rëndësishme. Uroj që të mos ketë më këto luhatje kaq të mëdha, që të shpërbëhet në këtë mënyrë, me tre, katër e pesë gola. Nuk ia mohoj vlerat Partizanit, por Kastrioti fitoi në javën e shkuar duke mundur Kukësin. E pyetën Ndreun që mos kushedi tani, a do të jetë Kastrioti që të luajë një rol tjetër në kampionat? Se tani është e siguruar se nuk bie nga kampionati, janë 12 pikë larg. Unë nuk e uroj këtë gjë”, u shpreh Cobani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco