Rrahmani pritet të luajë titullar ndaj Juventusit

Rrahmani pritet të luajë titullar ndaj Juventusit

20:00, 12/02/2021

Përballja e ditës së shtunë mes Napolit dhe Juventusit është kryendeshja e javës së 22-të në Serie A.

Qendërmbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani pritet të aktivizohet si titullar për shkak të mungesës së dy qendërmbrojtësve të tjerë të skuadrës së kaltër.

Juventusi renditet në vendin e tretë me 42 pikë, shtatë më pak se Milani, kurse Napoli pozicionohet në vendin e 6-të me 37 pikë.

Në rast humbjeje, Gennaro Gattuso pritet të shkarkohet nga posti i trajnerit të napolitanëve.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco