Pioli: Titulli nuk fitohet duke ëndërruar!

Pioli: Titulli nuk fitohet duke ëndërruar!

17:37, 12/02/2021

Milan luan nesër në transfertë ndaj Spezia-s. Kuzqezinjtë  shihen si favoritë në këtë takim dhe ata kanë një shans mjaft të mirë për të shkuar në pozita komode në derbin e 21 shkurtit ndaj Interit, duke qenë se zikaltrit këtë javë do të përballen me një kundërshtar si Lazio.

Trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli pranoi se një sukses ndaj Spezias do të çonte Milain përkohësisht në +5 ndaj Interit dhe do të vendoste jo pak presion ndaj zikaltërve, por theksoi se është shumë herët të flitet për titullin kampion.

“Është e vërtetë që fitorja ndaj Spezias do të shtonte presionin ndaj rivalëve tanë, por është ende herët për të folur për titull. Llogaritë bëhen vetëm në maj dhe tani është koha vetëm të punojmë shumë, për të grumbulluar sa më shumë pikë. Nuk duhet të ëndërrojmë për titullin, por të bëjmë maksimumin, pasi kampionati fitohet në fushë”, u shpreh tekniku i kuqezinjve.

Eliminimi nga Kupa e Italisë i ka dhënë mundësi Milanit që të ketë më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur ndeshjet e kampionatit dhe këtë avantazhe pranon edhe Pioli, i cili zbulon edhe pak nga formacioni i nesërm.

“Kemi keqardhje për eliminimin nga Kupa, pasi donim t’i shkonim deri në fund atij kompeticioni, megjithatë e shfrytëzuam për të rikarikuar bateritë për kampionatin. Përveç Diaz dhe Maldinit, të tjerët kanë punuar mirë dhe do të jenë në dispozicion për nesër. Calhanoglu do të luajë nga minuta e parë, ndërsa në sulm kam dilema mes Rebiç dhe Leaos në krahun e majtë”, tha Pioli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco