Milani i ofron kontratë të re mesfushorit Franck Kessie

Milani i ofron kontratë të re mesfushorit Franck Kessie

15:48, 12/02/2021

Milani po punon fuqishëm përsa i takon situatës së rinovimit të kontratave me futbollistët.

Një ndër lojtarët të cilët kuqezinjtë kërkojnë të “blindojnë” është Franck Kessie, të cilit kuqezinjtë i kanë ofruar rinovimin deri në vitin 2026.

Mesfushori ka dhënë “ok” për qëndrimin e tij, por mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët përsa i takon çështjes financiare.

Drejtuesit nga Milanello i kanë propozuar lojtarit një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon, çka e kënaq pjesërisht futbollistin, i cili është në pritje të një oferte të dytë nga drejtuesit përsa i takon pagës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco