Tifozët e Espanjolit zgjedhin Keidi Baren si lojtarin më të mirë për muajin janar

Tifozët e Espanjolit zgjedhin Keidi Baren si lojtarin më të mirë për muajin janar

14:27, 12/02/2021

Mesfushori i Espanjolit dhe i Shqipërisë, Keidi Bare, është shpallur “Futbollisti më i mirë i skuadrës katalanase për muajin janar”.

Klubi i La Liga 2 bëri me dije në faqen zyrtare se 23-vjeçari është zgjedhur nga votuesit e sondazhit si lojtari më cilësor për muajin e kaluar.

Image

Edhe pse nisi me pak vonesë sezonin me Espanjolin, Bare është kthyer në njërin prej lojtarëve fondamentalë të skuadrës katalanase.

Ai vlerësohet dhe për evoluimin e lojës nga shkatërrues të aksioneve të kundërshtarëve në organizator të lojës së Espanjolit.

Deri tani, Bare ka zhvilluar 14 ndeshje me Espanjolin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco