Tare u bën ‘zbor’ të rinjve të Lazios për humbjen 6-2, i zgjon që në 6 të mëngjesit për stërvitje

Tare u bën ‘zbor’ të rinjve të Lazios për humbjen 6-2, i zgjon që në 6 të mëngjesit për stërvitje

13:19, 12/02/2021

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është acaruar me humbjen e skuadrës së të rinjve 2-6 kundër Empolit ditën e mërkurë.

Mediat italiane shkruajnë se Tare ka zgjuar lojtarët që në 6:00 të mëngjesit të ditës së djeshme dhe i ka pritur në orën 7:00 në qendrën stërvitore të Formelos në mënyrë që ekipi të niste stërvitjen.

Tare u ka kërkuar llogari lojtarëve të Lazio Primaverës për ecuritë zhgënjyese në 3 ndeshjet e fundit, teksa ekipi e sheh veten në vendin e katër nga fundi i renditjes.

Me vetëm 9 pikë në 9 ndeshje, të rinjtë e Lazio U-19 rrezikojnë rënien nga kategorinë e dytë për këtë grupmoshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco