Liga e Europës/ UEFA merr vendimin për Benfica-Arsenal

Liga e Europës/ UEFA merr vendimin për Benfica-Arsenal

11:56, 12/02/2021

Edhe sfida e dytë e raundit të 1/16-ave të Ligës së Europës, Benfica-Arsenal, do të zhvillohet në fushë neutrale.

UEFA vendosi përpara disa minutash që dhe takimi i 25 shkurtit i planifikuar për t’u zhvilluar në Portugali, të zhvillohet në stadiumin “Karaiskakis” në Athinë.

Lajmi u konfirmua nga klubi i Arsenalit në faqen zyrtare.

Kujtojmë që dhe ballafaqimi i parë në 18 shkurt, Arsenal-Benfica, nuk do të luhet në Londër, por në stadiumin “Olimpico” në Romë.

Këto ndryshime të vendeve të ndeshjeve janë marrë pasi disa shtete si Anglia, Gjermania, etj., kanë bllokuar për një afat të caktuar fluturimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco