Orges Shehi: Kukësi është ndeshje e radhës, jo provë për mua

Orges Shehi: Kukësi është ndeshje e radhës, jo provë për mua

11:26, 12/02/2021

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, u prononcua para mediave për sfidën e nesërme kundër Kukësit në kuadër të javës së 19-të të Kategorisë Superiore.

Tekniku durrsak deklaroi se sfida e nesërme është një përballje e radhës, jo një test për të.

Në lidhje me zërat e merkatos për sulmuesin bardheblu Ernest Muçi, Shehi shtoi se sulmuesi duhet të jetë i qetë, ndërsa zgjidhjen e të ardhmes së tij ia lë kohës.

Përballë do të ketë kundërshtar Mirel Josën, me të cilin dikur te Skënderbeu kanë arritur suksese të mëdha dhe për këtë gjë Shehi thotë se do ta takojë me përzemërsi.

“Këto janë statistika dhe nuk dua të merrem me statistika. Kemi ndeshje të rëndësishme nesër. Vijmë pas rezultateve pozitive, kështu që do mundohemi të jemi në këtë ecuri.

Kukësi – Kundërshtari dihet. Ka në përbërje element cilësorë. Do vlerësim dhe respekt të madh.

Torasa – Akoma nuk është 100%, shpresojmë sot të stërvitet. Të shohim për ditën e nesërme.

Kukësi, prova e vërtetë e forcës së Shehit te Tirana – Shiko, besoj se jemi të ndërgjegjshëm që në Kategorinë Superiore nuk ka ndeshje të lehta. Të gjithë kundërshtarët janë të rëndësishëm dhe janë të vështirë. Këtë e tregojnë nga java në javë. Nuk është provë për Shehin. Është ndeshje e radhës, përballë një rivali që të dalim sa më mirë dhe të jemi brenda objektivave.

Moduli i lojës së Tiranës – Patjetër që kemi cilësi në skuadër. Në psikologjinë tonë duam të jemi ekip ofensiv. Kështu do të mundohemi të shprehemi në fushë me të gjithë lojtarët e gatshëm për të fituar. Nuk na lejohen hapa fals.

Ernest Muçi kërkohet nga shumë klube – Tani, në këtë situatë që është futbolli modern, këto zëra janë prezent. Aq më tepër që Muçi është xhevahir i skuadrës sonë dhe sigurisht që zërat mund ta shpërqendrojnë. Jo më larg se dje kam biseduar me të dhe ia përsëris përditë që të jetë i qetë. Se çfarë do të ndodhë, do të ndodhë. Nëse nuk ikën tani, do të largohet më vonë. Duhet të jetë i qetë për të dhënë maksimumin. Nëse do të jetë i qetë, do të shikohet akoma më mirë.

Kundërshtar ish-trajnerin e tij te Skënderbeu, Mirel Josën – Është kënaqësi të kem përballë profesor Mirelin. Me të kam ndarë shumë momente të bukura dhe arritje të mëdha. Do ta takoj me përzemërsi”, përfundoi trajneri i Tiranës, Orges Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco