Melburni merr masa për COVID-19, Australian Open do zhvillohet pa tifozë

Melburni merr masa për COVID-19, Australian Open do zhvillohet pa tifozë

09:41, 12/02/2021

Autoritetet e Melburnit kanë vendosur sërish “lockdown”, i cili do të zgjasë 5 ditë.

Kjo masë është marrë për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja të koronavirus në Australi.

Kjo masë ka patur efekt të menjëhershëm në grand slam të Australian Open, pasi nga dita e sotme ndeshjet do të zhvillohen pa tifozë.

Ditët e para ka patur një numër të limituar fansash, por në 5 ditët në vijim takimet do të vijojnë me dyer të mbyllura.

Kryeministri i shtetit të Victoria, Daniel Andrews, ku Melburni është kryeqytet, tha: “Vendi ku zhvillohet turneu i Australian Open do të konsiderohet si “vend pune” dhe do të funksionojë me një numër të limituar punonjësish”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco