Khabib bën kthesën e papritur: Kam ëndërr të luaj futboll, jam tifoz me...

Khabib bën kthesën e papritur: Kam ëndërr të luaj futboll, jam tifoz me...

08:53, 12/02/2021

Lista e futbollistëve që u janë dedikuar sporteve të tjera pas përfundimit të karrierës së tyre, ose para saj, sigurisht që nuk është e shkurtër.

Hokej, golf, basketboll…, shumë lojtarë kanë zgjedhur të bëjnë këtë kapërcim në jetën e tyre.

Edhe legjendat e sporteve të tjera janë përpjekur të futen në botën e futbollit, ndër të cilët veçohet Usain Bolt.

Tani është radha Khabib Nurmagomedovit?

Luftëtari rus i UFC-së, i cili e mbylli karrierën në vitin 2020 me triumf, ka treguar se është gati të luajë futboll.

Një mik i madh i Cristiano Ronaldos, 32-vjeçari do të dëshironte të hynte në botën e futbollit profesionist.

“Të luash futboll në një nivel profesional është një ëndërr e fëmijërisë, në fund të fundit, futbolli është mbreti i sportit. Kam biseduar për këtë me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, me pronarin e PSG-së dhe me Cristiano Ronaldon”, pohon Khabib.

Përvoja e njeriut më të shpejtë në planet, Usain Bolt, si futbollist, nuk shkoi shumë mirë, por Khabib beson se do të bëjë më mirë se ish-atleti nga Xhamajka. Por në cilën skuadër? Vështirë të thuhet, por sigurisht që ka preferencat e veta:

“Spartaku i Moskës pa dyshim që është fantastik, por klubi i ëndrrave të mia është Real Madridi”.

Ndeshja e tij e parë që e ka ndjekur me shumë kërshëri ka qenë midis Real Madridit dhe Juventusit, ku aktualisht luan miku i tij, Cristiano Ronaldo.

“Më kujtohet që pashë 90 minuta futboll për herë të parë në sfidën Real-Juventus, në vitin 1998, pra finalen e Ligës së Kampionëve. Mbaj mend që Pedrag Mijatovic shënoi nga pozicioni jashtë loje, por rëndësi ka që fituam”, deklaroi Khabib.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco