Bayern Munchen fiton Kupën e Botës, Pavard ‘shuan’ ëndrrën e meksikanëve

Bayern Munchen fiton Kupën e Botës, Pavard ‘shuan’ ëndrrën e meksikanëve

20:58, 11/02/2021

Bayern Munchen fiton trofeun e 6-të sezonal.

Bavarezët janë shpallur kampionë bote pasi kanë mposhtur në finale 1-0 skuadrën meksikane U.A.N.L Tigres.

ka shtuar edhe një trofe në “raftin” e tyre që nga ardhja e Hansi Flick.

Pjesa e parë e Finales së Kupës së Botës për Klube, ndërmjet Bayernit dhe Tigresit ka përfunduar pa gola, edhe pse “Bavarezët” shënuan por që goli i tyre u anulua nga sistemi VAR. Goli u shënua nga Joshua Kimmich në min (18’), por arbitri pasi u konsultua me  teknologjinë vendosi për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, “Bavarezët” u treguan më agresiv duke kërkuar golin. Heroi i gjermanëve ishte francezi, Benjamin Pavard, i cili shënoi në minutën (59’).

“Bavarezët” e kishin më të lehtë pas golit të shënuar për të kontrolluar ndeshjen. Trajneri i Bayernit, Hansi Flick bëri disa zëvendësime, dhe gjermanët dukeshin një skuadër më e freskët krahasuar me kundërshtarin.

Pas kësaj fitore, Bayern barazon Barcelonën e artë të Pep Guardiolës e cila fitoi 6 trofe brenda një sezoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco