Neymar thyen heshtjen pas dëmtimit: Dua vetëm të luaj futboll, asgjë tjetër

Neymar thyen heshtjen pas dëmtimit: Dua vetëm të luaj futboll, asgjë tjetër

19:00, 11/02/2021

I dëmtuar në ndeshjen e djeshme ndaj Caen në 1/32-të e Kupës së Francës (sukses 1-0 për Paris SG), Neymar do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave për katër javë. Një goditje rëndë për brazilianin dhe klubin francez, të cilët po përgatiten të sfidojnë Barcelonën javën e ardhshme në Ligën e Kampioneve.

Në llogarinë e tij në Instagram, numri 10 shprehu zhgënjimin, pët këtë dëmtimi të ri. Por mbi të gjitha, ish-lojtari i Barcelonës shpjegoi se ishte i lodhur nga kritikat për stilin e tij të lojës dhe se i pëlqen të driblojë në fushë për kaq shumë vite.

 “Mërzia është e madhe, dhimbja e madhe dhe qaj vazhdimisht. Edhe një herë, do ndalem të bëj atë çfarë dua më së shumti në jetë, që është të luajë futboll. Ndonjëherë nuk ndihem mirë për shkak të stilit të lojës, sepse driblojë dhe ata vazhdimisht me godasin, nuk e di nëse është problemi te unë, apo çfarë bëj në fushë.

Me mërzit shumë. Me mërzit shumë kur dëgjojë nga ndonjë lojtar, trajner, komentator ose dikush tjetër se ‘Ti duhet vërtet ta godasësh’, ‘stimulon’, ‘qan’, ‘fëmijë’ e shumë tjera”.Vërtet më mërzit dhe nuk e di kur mund ta durojë, dua vetëm të jem i lumtur duke luajtur futboll. Asgjë tjetër”, shkroi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco