Muller humb finalen e Kupës së Botës për klube, ja arsyeja

Muller humb finalen e Kupës së Botës për klube, ja arsyeja

18:26, 11/02/2021

Futbollisti i Bayern Munich, Thomas Muller, ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testet e kryera së fundmi te klubi gjerman.

Lajmin për infektimin e sulmuesit gjerman me Covid-19 e ka dhënë vetë klubi i Bayern me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Muller menjëherë është izoluar dhe për këtë arsye do të mungojë në finalen e Kupës së Botës për klube. Edhe pjesa tjetër e skuadrës u testua, por ishin negativ.

Ndërkohë, kujtojmë se finalja e Bayernit kundër Tigres zhvillohet sonte (e enjte) dhe nis në ora 19:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco