Trajneri i njohur zbulon kërcënimet shokuese: duan që unë të vdes nga COVID-i

Trajneri i njohur zbulon kërcënimet shokuese: duan që unë të vdes nga COVID-i

15:19, 11/02/2021

Trajneri i Newcastle, Stive Bruce, zbuloi së fundmi në mediat angleze se ka marrë kërcënime me vdekje nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale.

60-vjeçari pranoi se është ndjerë i tmerruar kur ka parë komentet të personave anonimë urojnë që ai të vdesë nga “COVID”-i.

Në Britaninë e Madhe, janë shtuar sulmet verbale në rrjetet sociale ndaj futbollistëve, si dhe ndaj gjyqtarit Mike Dean, i cili është kërcënuar me vdekje për dy vendime të gabuara në një ndeshje të Premier Ligës.

“Këto kompani të rrjeteve sociale duhet t’i mbikëqyrin më mirë këto situata. Unë jam sulmuar me fjalë të rënda dhe kërcënime me vdekje. Kur shikoj një gjyqtar që pëson një gjë të tillë, sepse bëri një gabim si dhe njerëz që të kërcënojnë me jetë, është vërtet e tmerrshme. Duhet të veprohet, sepse jashtë ka njerëz që mund t’i bëjnë seriozisht këto gjëra. Është skandaloze! Ka gjëra, si për shembull që shpresojnë që unë të vdes nga COVID!”, shprehet trajneri i Newcastle, Stive Bruce.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco