Juventusi i ofroi Manchester United 4 futbollistë për Paul Pogba

Juventusi i ofroi Manchester United 4 futbollistë për Paul Pogba

14:58, 11/02/2021

Juventusi po provon deri në fund për të arritur tek Paul Pogba.

Ka pothuajse një vit që qëllimi është të risjellin në Torino ish-mesfushorin e tyre dhe për të qenë përsëri në garë për ta bindur edhe gjatë merkatos verore.

Në prillin e kaluar, Manchester United refuzoi përfshirjen e njërit prej dy lojtarëve, Douglas Costa ose Miralem Pjanic, teksa më pas boshnjaku u transferua tek Barcelona me një tjetër shkëmbim, me Artur.

“Djajtë e kuq” e kishin thënë fjalën e tyre, donin 100 milionë euro.

Ndërsa kampionët e Italisë insistonin duke ofruar edhe dy lojtarë të tjerë si, Aron Ramsey dhe Adrien Rabiot, pra katër bardhezinj për kampionin francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco