Interi interesohet për portierin 23-vjeçar të Napolit

Interi interesohet për portierin 23-vjeçar të Napolit

14:11, 11/02/2021

Interi vazhdon të studiojë alternativat për të gjetur pasuesin e Samir Handanovic.

Së fundmi emri që ka dalë në skenë është ai i Alex Meret, portieri i Napolit i cili në ndeshjet e fundit ka humbur vendin e titullarit, pasi Gattuso preferon Ospinan.

Interi prej kohësh interesohet për Meret, i cili është vetëm 23-vjeç dhe e ka treguar veten në nivele të larta prandaj konsiderohet si një alternativë shumë e mirë për të zëvendësuar Handanovic, i cili ka mbushur 36-vjeç dhe mosha është shkaku kryesor që klubi duhet t’i gjejë një zëvendësues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco