Atalanta bën postimin special për Berat Gjimshitin

Atalanta bën postimin special për Berat Gjimshitin

13:28, 11/02/2021

Ai është pa diskutim futbollisti shqiptar më në formë, që ka kapur majat më të larta në dy sezonet e fundit.

Krenaria dhe siguria e kombëtares sonë kuqezi, një “postbllok” i vërtetë, madje dhe shënues, për Atalantën në Serie A.

Dhe mos harroni se sezonin e kaluar shkoi deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, si asnjë shqiptar tjetër më parë.

Mbrëmë, Gjimshiti ishte pjesë thelbësore e suksesit ndaj Napolit, duke siguruar finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Juventusin.

Duke sfiduar Hysajn dhe Rrahmanin, pikërisht mbrëmë, shqiptari i Atalantës rrumbullakosi plot 100 ndeshje me fanellën zikaltër.

Me rastin e këtij “jubileu” të rëndësishëm, klubi i tij e ka evidentuar këtë fakt në faqen zyrtare: “Jo keq të festosh 100 ndeshje me fanellën zikaltër! Urime Berat!”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco