Doli i mërzitur nga ndeshja me Atalantën, Napoli konfirmon dëmtimin e Hysajt

Doli i mërzitur nga ndeshja me Atalantën, Napoli konfirmon dëmtimin e Hysajt

11:54, 11/02/2021

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka pësuar tërheqje muskulore në pulpën e këmbës së majtë në sfidën e djeshme të gjysmëfinales së Kupës së Italisë me Atalantën.

Klubi napolitan konfirmoi pas eliminimit nga kompeticioni se 26-vjeçari ka probleme në pulpën e këmbës së majtë.

Megjithatë, do të zbulohet nëse Hysaj do të mungojë për një kohë të gjatë apo jo.

Rikuperimi i muskulit të pulpës varion nga 3 ditë deri në 6 javë në varësi të shkallës së dëmtimit.

Dje Hysaj u largua nga fusha i zhgënjyer, pasi priste që të luante deri në fund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco