E papritur te Bayerni/ Thomas Muller infektohet me COVID-19 para finales së Botërorit të Klubeve

E papritur te Bayerni/ Thomas Muller infektohet me COVID-19 para finales së Botërorit të Klubeve

11:06, 11/02/2021

Sulmuesi i Bayern Munchen, Thomas Muller, raportohet se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Media “Sky” pretendon se 31-vjeçari është infektuar me koronavirus.

Megjithatë, ende kampionët e Gjermanisë dhe të Europës nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Kujtojmë që sot Bayerni luan në finalen e Botërorit të Klubeve kundër meksikanëve të Tigres në orën 19:00 në Katar.

Te gjermanët mungojnë edhe dy lojtarët e tjerë, Leon Goretcka me Havi Martinez, edhe këta të infektuar me COVID-19.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco