VIDEO/ Skenë qesharake në Portugali, lojtarët e Portos dhe të Bragës shtyjnë ambulancën

VIDEO/ Skenë qesharake në Portugali, lojtarët e Portos dhe të Bragës shtyjnë ambulancën

10:45, 11/02/2021

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në ndeshjen e Kupës së Portugalisë mes Bragës dhe Portos.

Çudirat në futboll nuk kanë fund dhe pavarësisht rezultatit përfundimtar 1-1 dhe ndeshjes shumë të luftuar, e cila kishte edhe 2 kartonë të kuq, një episod vërtet i veçantë u regjistrua në këtë duel.

David Carmo, futbollist i skuadrës vendase, u dëmtua në gjysmën e pjesës së dytë.

Ai nuk mund të vazhdonte lojën dhe u desh autoambulanca të futej në fushë për ta marrë dhe për ta transportuar.

Aty lindi një problem, që u zgjidh nga futbollistët.

Autoambulanca e kishte të vështirë të lëvizte dhe lojtarët u detyruan ta shtynin, që të dilte jashtë fushës së blertë.

Sigurisht që gjithçka u kap nga kamerat dhe videot u kthyen virale në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco