Mbrojtësi 17-vjeçar i Kombëtares del në stërvitje me ekipin e parë të Hannover 96

Mbrojtësi 17-vjeçar i Kombëtares del në stërvitje me ekipin e parë të Hannover 96

10:21, 11/02/2021

Ramen Çepele vazhdon të djegë etapat në karrierën e tij. Mbrojtësi 17-vjeçar, i cili debutoi me kombëtaren kuqezi para disa muajsh, i është bashkuar skuadrës së parë të Hannover 96 në stërvitje dhe shumë shpejt mund të debutojë në Bundesligën e dytë me ish-ekipin e Altin Lalës.

Futbollisti iu bashkua klubit gjerman gjatë verës, me qëllimin që të kalonte si fillim te skuadra e të rinjve dhe ekipi i dytë, në kategoritë e ulëta.

Por në klubin gjerman kanë kuptuar cilësitë e jashtëzakonshme të Çepeles dhe ashtu siç pritej, nuk ka vonuar shumë që ai t’i bashkohet skuadrës së parë.

Që nga dita e mërkurë, mbrojtësi i cili vendosi rekordin me debutimin e  tij në radhët e përfaqësueses shqiptare, është bërë pjesë e ekipit të parë, duke dalë në stërvitje me profesionistët.

Ramen Çepele u pikas nga trajneri i kombëtares shqiptare Edy Reja që kur ishte pjesë e të rinjve të Interit, ndërsa debutoi në fitoren e Shqipërisë në miqësoren ndaj Kosovës, duke bërë një paraqitje shumë të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco