Kupa/ Atalanta mund Napolin dhe kalon në finale, Gjimshiti triumfon në derbin me Hysajn e Rrahmanin

Kupa/ Atalanta mund Napolin dhe kalon në finale, Gjimshiti triumfon në derbin me Hysajn e Rrahmanin

22:47, 10/02/2021

Atalanta do përballet me Juventusin në finalen e  Kupës së Italisë më 19 maj. Pas barazimit 0-0 një javë më parë në stadiumin “Maradona”, skuadra e Gasperinit mundi mbrëmjen e sotme Napolin me rezultatin 3-1, duke siguruar kalimin në turin e fundit të këtij kompeticioni.

Zikaltërit e nisën mjaft mirë sfidën, duke shënuar dy gola të shpejtë. Fillimisht në minutën e 10’ ishte Duvan Zapata ai i cili shënoi për bergamakët, ndërsa 6 minuta më vonë, Matteo Pessina dyfishoi shifrat.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me Napolin më kërkues. “Të kaltrit” arritën të ngushtonin shifrat në minutën e 53-të, falë Hirving Lozano-s.

Napoli vijoi të këmbëngulte për golin e dytë, që do t’i jepte kualifikimin, por pësoi të tretin, me autor Pessinan, që kombinoi bukur me Zapatan për golin që vulosi kualifikimin e Atalantës.

Berat Gjimshiti, mbrojtësi kuqezi, fiton kështu duelin me Elseid Hysajn dhe Amir Rrahmanin, të tre titullarë në këtë ndeshje. Në fakt, Hysaj u zëvendësua nga Gattuso pa u mbyllur pjesa e parë, ndërsa Gjimshiti dhe Rrahmani qëndruan në fushë deri në fund.

Një eliminim i hidhur për Gattuson, që vështirë se do të mbijetojë në stolin e Napolit pas humbjes së mundësisë për ta fituar këtë trofe.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco