Nuk ka zgjatur shumë aventura e Raymond Domenech në stolin e Nantes. Tekniku francez ishte rikthyer në drejtimin e një skuadre pas gati 10 vitesh, mirëpo aventura me Nantes nuk shkoi siç duhet, pasi pasditen e sotme klubi francez e ka shkarkuar nga drejtimi i ekipit.
Vendimi i drejtuesve të Nantes erdhi pas humbjes ndaj Lens (4-2), qw solli edhe eliminimin nga Kupa e Francws.
Në dy muaj që ishte në pankinën e Nantes, Domenech drejtoi skuadrën në 8 ndeshje, duke regjistruar 4 barazime dhe 4 humbje, rezultate që e kanë zbritur skuadrën në zonën e rënies nga kategoria.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: