Kupa e Francës/ Toulouse eliminon Bordeaux, Monaco bën detyrën

Kupa e Francës/ Toulouse eliminon Bordeaux, Monaco bën detyrën

19:11, 10/02/2021

Pas fitores së Marsejës kundër Auxerre (2-0) dhe suksesit të Lens ndaj Nantes (4-2), u luajtën pasditen sotme ndeshjet e tjera të fazës së 1/32 të Kupës së Francës.

Monaco siguroi kalimin në fazën e 1/16-ave, pasi triumfoi me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Grenoble. Skuadrës nga principata franceze i mjaftoi një gol i sulmuesit malazez Stefan Jovetiç në minutën e 36’ për të avancuar në turin tjetër.

Ndërkohë Toulouse dhe Montpellier ia dolën të triumfojnë të dyja 0-2 në transfertat përkatëse ndaj Bordeaux dhe Strasbourg, për të kaluar në turin tjetër.

Të gjitha rezultatet në Kupën e Francës:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco