'Largohu, përndryshe do të të rrah', sherri në tunel gjatë Juventus - Inter

'Largohu, përndryshe do të të rrah', sherri në tunel gjatë Juventus - Inter

16:50, 10/02/2021

Agnelli dhe Conte nuk kanë qenë të vetmit protagonistë të Juventus-Inter.

Sipas “Gazzetta.it”, që ka cituar burime zikaltër, në tunelin e Allianz Stadium, pas pjesës së parë, edhe menaxheri i ekipit milanez Gabriele Oriali dhe drejtori sportiv i bardhezinje Fabio Paratici kanë patur një debat të ndezur.

“Mos guxoni të flisni me lojtarët dhe stafin tonë”, duket se ka thënë Oriali. E rëndë përgjigjja e Paratici-t: “Do të ishte më mirë për ty të na rrije larg, përndryshe do të të rrah”.

Mbrojtësi i Juventus, Leonardo Bonucci, dhe arbitri Mariani kanë qenë të pranishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco