Lajm i keq për Real Madrid, dëmtohet titullari

Lajm i keq për Real Madrid, dëmtohet titullari

16:24, 10/02/2021

Lajm i keq për Real Madrid. Klubi spanjoll njoftoi këtë pasdite se mbrojtësi brazilian, Marcelo, pësoi një dëmtim të muskujve të pulpës në këmbën e majtë dhe për të kuptuar shkallën e dëmtimit, duhet parë se si do të ndihet futbollisti në ditët në vijim, por me siguri që ai do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Valencias.

Për momentin nuk dihet saktësisht se sa kohë 32-vjeçari do të qëndrojë jashtë fushës, por dy javë para ndeshjes së parë të fazës nokaut-it në Ligën e Kampionëve kundër Atalanta-s, kjo është një goditje e rëndë për skuadrën madrielene, sidomos pas zhvillimit të një ndeshje mjaft të mirë kundër Getafe-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco