Gerard Pique rrezikon të ndëshkohet për deklaratën kundër arbitrave

Gerard Pique rrezikon të ndëshkohet për deklaratën kundër arbitrave

15:47, 10/02/2021

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Spanjolle të Futbollit ka ngritur një hetim për mbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique për një deklaratë të dhënë javën e kaluar, ku vendosej në diskutim integriteti i klasës arbitrale.

Hetimi i ngritur mund të dërgojë në një skualifikim të mundshëm të mbrojtësit katalanas nga 4 deri në 12 ndeshje.

Pique pritet të dënohet për frazën që ka përdorur gjatë një “Live” në rrjetet sociale, ku deklaroi se 85% e arbitrave janë nga Madridi.

Si munden ata të vërshëllejnë kundër Realit të Madridit? Kjo ishte deklarata e Gerard Pique, i cili nuk pritet t’ia hedhë pa u ndëshkuar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco