FOTO/ Vdes ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe i Spanjës

FOTO/ Vdes ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe i Spanjës

11:38, 10/02/2021

Real Madridi është tronditur sot nga lajmi i vdekjes së njërit prej legjendave të klubit.

Ish-mbrojtësi spanjoll në vitet ’50-’60, Enrike Perez “Paçin”, është ndarë sot nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Lajmi u dha nga vetë klubi mbretëror në faqen zyrtare.

Perez luajti më periudhën e artë të Realit, kur spanjollët dominonin Spanjën dhe Europën.

“Real Madridi, presidenti dhe Bordi Drejtues i klubit janë thellësisht të prekur nga vdekja e Enrike Perez ‘Paçin’, njëri prej legjendave të klubit tonë në vitet 1959-1968.

Gjatë 9 viteve me Realin, Enrike zhvilloi 218 ndeshje dhe fitore dy Kupa Europiane (Liga të Kampioneve), 7 kampionate spanjolle, 1 Botëror të Klubeve dhe 1 Superkupë të Spanjës. Ai luajti dhe me kombëtaren spanjolle”, shkruhet në faqen zyrtare të Real Madridit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco