Pirlo: Nuk kemi arritur ende asgjë, si lojtar ishte më e lehtë

Pirlo: Nuk kemi arritur ende asgjë, si lojtar ishte më e lehtë

10:17, 10/02/2021

Andrea Pirlo është i kënaqur me arritjet e tij si trajner në këtë sezon të parë debutues me Juventusin.

Pas kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë, numri 1 i stolit të bardhezinjve theksoi se Interi në gjysmëfinalen e kthimit nuk e kërcënoi për asnjë moment portën e Buffon, ndërsa shtoi se arritjet si trajner janë gjithmonë më të vështira se ato si futbollist.

“Shpresoja që si debutues të fitoja Superkupën, të shkoja në finale të Kupës së Italisë dhe në 16 më të mirat në Champions League. Si lojtar ishte më e lehtë dhe gjithçka mbaronte pas ndeshjes. Si trajner duhet të mendosh menjëherë për sfidën e radhës dhe të mendoni për 30 mendje të ndryshme. Nuk kemi arritur asgjë akoma, ndaj duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e së shtunës”, theksoi tekniku i bardhezinjve.

Për sfidën e mbyllur pa gola ndaj Interit, që i mundësoi Juventusit kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë, pasi kishte fituar 2-1 takimin e parë, Pirlo tha: “Interi nuk bëri pothuajse asnjë gjuajtje në portë dhe ne kishim mundësi. Jemi shumë të kënaqur me paraqitjen e bërë. Që në fillim të sezonin ne mbrojmë me 4-4-2, por luajmë në një mënyrë krejt ndryshe. Vetëm në mbrojtje jemi 4-4-2”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco